AutoSoft të ndihmon të menaxhosh çdo shërbim makinash, të caktohësh punonjësit dhe të printosh faturat në pak sekonda. Të gjitha të lidhura me targën për një pasqyrë të qartë të çdo klienti.
Regjistro çdo ndërhyrje (gomat, vaji, frenat, kontroll teknik...) sipas targës së automjetit.
Ruaj të dhënat e klientëve dhe krijo historik të plotë për secilën makinë.
Cakto punë, monitoro ngarkesat dhe menaxho më mirë oraret.
Gjenero dhe printo fatura zyrtare, të fiskalizuara në përputhje me ligjin.
Shiko dhe ndjek gjithë aktivitetin e servisit në kohë reale.
Menaxhimi i makinave në servis nuk ka qenë kurrë më i thjeshtë! Me sistemin tonë CRM, ndjek çdo hap të procesit nga regjistrimi i mjetit deri te dërgimi i faturës përfundimtare në mënyrë të shpejtë dhe të organizuar.
Shto lehtësisht të dhënat e mjetit që po servisohet – marka, modeli, targa dhe informacionet e pronarit. Ky hap krijon bazën për çdo veprim tjetër në sistem.
Vendos cilat shërbime po kryhen për makinën – kontroll teknik, ndërrim vaji, etj. Mund të shtosh disa shërbime njëkohësisht, me çmime dhe përshkrime të personalizuara.
Sistemi përgatit automatikisht faturën në bazë të shërbimeve të zgjedhura.Faturat mund t’i fiskalizosh me POS dhe t’ia dërgosh klientit direkt si PDF.